chemise de marque en ligne chemise chinoise homme luxe chemise femme ete 2013chemise femme france chemise a carreaux Ralph Lauren manche courte chemise de costume Ralph Laurenchemise manche courte homme pas cher chemise homme Ralph Lauren soldes chemise grande marque femmechemise homme destockage Ralph Lauren homme soldes chemise femme prixsitemap
. . . . . . . . . . . . . . . . . .
. .
. . . . . . . . . . . . . . . . . .

Projekti PEPSME dhe FBV

Projekti "Nxitja e Performancës Mjedisore të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme dhe Aktoreve Rajonale në Shqipëri (PEPSME)" është zbatim i disa komponentëve të Programit ECAP të EU në të gjitha vendet anëtare të EU.

Fondacioni i Biznesit të Vogël (FBV) u nxit në hartimin e këtij projekti edhe nga përfundimet e arritura nga zbatimi projektit të mëparshëm “PROMITAL” www.promital.eu i financuar në kuadër të EU Adriatic Neighbourhood Programme 2007-2008. Gjate vlerësimit të performancës biznesore të 50 SME-ve në qarqet e Beratit dhe të Fierit u identifikuan përveç të tjerash një sërë çështjesh, të cilat lidheshin  me njohuritë, përfitimet dhe performancën mjedisore dhe energjetike të këtyre ndërmarrjeve.

Në bazë të vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO) në fund të vitit 2008 nuk kishte asnjë ndërmarrje shqiptare të certifikuar në standardin mjedisor ISO14001, (kur në fund të 2008 ishin aktive 104,750 NVM në Shqipëri), ndërkohë që vendet e rajonit si psh. Mali i Zi kishte 17 ndërmarrje, Serbia 176 , Maqedonia 26 dhe Kroacia 343 NVM.

Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, FBV synon përmirësimin e performancës mjedisore dhe energjetike të NVM-ve dhe përmirësimin e pajtueshmërisë ligjore gjatë ushtrimit të veprimtarive biznesore të këtyre ndërmarrjeve. Për realizmin e këtyre dy objektivave kryesore FBV ka planifikuar zbatimin e një sërë veprimtarish si psh: organizimin e fushatave promovuese, kryerjen e anketimit të NVM, realizimin e seminareve informative dhe edukuese, realizimin e manualeve për NVM-të dhe inspektoret e mjedisit si edhe kryerjen e auditiveve mjedisore dhe energjitike në NVM-të e përzgjedhura. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Agjencitë Rajonale të Mjedisit dhe Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë në qarqet e Beratit, Fierit dhe Shkodrës. Projekti shtrihet në një periudhe kohore prej 18 muajsh: Shtator 2009–Shkurt 2011.  

Fondacioni i Biznesit të Vogël është një organizate jofitimprurëse e rikrijuar në vitin 1999, në vazhdim të programit të Bashkimi Evropian "Zhvillimi i sektorit privat në Shqipëri" i cili zgjati nga 1992 deri ne 1998. Anëtaret themelues të FBV kontribuan për arritjen e objektivave të programit EU PHARE si vijon:

  • Lehtësimi i ngritjes se bizneseve të vogla e të mesme, mbështetje për mbijetesën dhe rritjen e tyre ne treg;
  • Krijimi i mundësive të investimit cilësore në sektorë konkurrues të vendit;
  • Fuqizimi i kapaciteteve të bankave për kreditim të NVM-ve;  
  • Ofrimi i konsulencës profesionale për bizneset; shërbime informimi, trainimi, promocioni;
  • Zhvillimi i politikave të pushteteve vendore dhe qendrore dhe strategjitë për NVM-të;  
  • Tërheqja e donatoreve të mundshëm për të mbështetur zhvillimin e NVM-ve.

FBV ka zbatuar rreth 30 projekte të madhësive të vogla e të mesme të financuara nga donatoret dhe organizatat ndërkombëtare si psh: EU, USAID, SNV, UNECE, NORAD, PNUD, ETF, IOM, ILO. Aktualisht FBV ofron shërbime të rëndësishme për NVM-të dhe për shoqatat e organizatat mbështetëse të tyre publike apo private:

  • Informacion i përgjithshëm lidhur me klimën dhe mjedisin biznesor;
  • Trainime dhe seminare për ndërtimin e kapaciteteve;
  • Konsulencë dhe veprimtari për ngritjen dhe forcimin personal dhe institucional;
  • Shërbime promovimi dhe fushatave promovuese;
  • Studime, anketime dhe kërkime lidhur me zhvillimin e NVM-ve dhe organizatave e institucioneve mbështetëse të tyre publike dhe private.

 

 

Njoftime nga PEPSME


Foto galeria


Publikimet e Fundit

Studimi “Performanca Mjedisore dhe Pajtueshmëria Ligjore e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme”

Udhëzuesi për "Ngritjen e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme”

Udhëzuesi për "Ngritjen e Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit në Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme"